Policia Rrugore Korçë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, ditën e sotme, kanë zhvilluar një aktivitet sensibilizues me nxënësit e klasave të 12-ta të shkollës jopublike “Nehemia”, Pogradec.
Ky aktivitet konsistoi në bashkëbisedime interaktive dhe shkëmbime eksperiencash të ndërsjella me nxënësit e kësaj shkolle, të cilët shfaqën interes maksimal përsa i takon njohurive të sigurisë në rrugë.
Efektivët e Policisë shpjeguan rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, të sinjalistikës vertikale e horizontale, rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, shmangien e përdorimit të celularit apo pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit. Gjithashtu, dhanë informacion mbi penalitetet përkatëse për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Nxënësit iu drejtuan punonjësve të Policisë, shumë pyetje, për të cilat ata kanë marrë përgjigjet e duhura. Gjithashtu, nxënësit veshën jelekët fosforeshentë, për pak minuta, në shenjë sensibilizimi, dhe dhanë mesazhe mbi rregullat e qarkullimit rrugor.
#Policishkollë
#SiguriaRrugore
#Nxënësittëparët
#Sëbashkumëtësigurtë