Policia Rrugore gjatë 72 orëve

Vijojnë në të gjitha rrugët e vendit, qendrat urbane dhe rurale kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë📸📟📹, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve gjatë 72 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

👉Janë arrestuar në flagrancë 34 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉Janë pezulluar 209 leje drejtimi, nga të cilat 136 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 8 për qarkullim në sens të kundërt.

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 7101 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë📹📸 dhe prezencë të Policisë Rrugore🚔👮🏻, të pajisur edhe me dronë, dragera📟, kamera 📹 e aparatë fotografik.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

#MosUbejStatistikë📉
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj👮🏻♂️🚔