Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 56 leje drejtimi, nga të cilat: 4 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit, 50 për drejtim automjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 2 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 1399 masa administrative, të ndara si vijon:
– 613 masa për tejkalim shpejtësie;
– 74 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 44 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 14 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 76 masa për parakalime të gabuara;
– 210 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 3 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 365 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.