Policia Rrugore e Tiranës – Vijojnë kontrollet e dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet

Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që tentojnë të korruptojnë punonjësit e policisë me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e konstatuara si dhe për ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.
•Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 12 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.
•38 persona janë arrestuar dhe proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie dhe për shkelje të tjera.
•176 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
•Janë vendosur 6,945 masa administrative, me një mesatare 992 masa në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparatit celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të semaforit, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për xhama të zinj, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për qëndrime të gabuara etj.
•Janë bllokuar 23 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
•Janë hequr 2 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjeteve ose ishin të çregjistruara nga vendet e origjinës.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.
#👮🏻👮🏻🚔🚨📵❌🥃