Policia Rrugore e Tiranës pajiset me 2 mjete të reja (karrotrec dhe platformë ngritëse)

Policia Rrugore e Tiranës pajiset me dy mjete të reja (karrotrec dhe platformë ngritëse), me qëllim heqjen e automjeteve të parkuara gabim.

️ Mjetet e reja do të ndikojnë në lehtësimin e punës së Policisë Rrugore dhe në garantimin e lëvizjes së lirë e të sigurt të automjeteve, si dhe në përmirësimin e qarkullimit rrugor në kryeqytet.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

‍♂️ Respektoni vijat e bardha dhe jepni përparësi këmbësorëve.
⏱️ Zbatoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë.

Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve të tjera.

Policia Rrugore apelon për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe parkimit të tyre, të mos pengojnë lëvizjen e këmbësorëve, personave me aftësi të kufizuara ♿ dhe mjeteve të emergjencës , dhe të mos parkojnë në kryqëzime, mbi trotuare apo përpara hyrje-daljeve të institucioneve dhe banesave, pasi do të hiqen me mjetet ngritëse dhe do të dërgohen në pikën e bllokimit.

Automjetet që do të ngrihen me mjet ngritës, drejtuesit e tyre do ndëshkohen me masë administrative për parkim të gabuar, me masë për ngritjen me mjet ngritës dhe për qëndrimin në pikën e bllokimit.

Policia rrugore fton përdoruesit e rrugës të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore për një qarkullim sa më të rregullt dhe të sigurt për të gjithë.