Policia Rrugore e Tiranës/Njoftim

Me qëllim marrjen e masave për orientimin e lëvizjes për shkak të punimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se:

• Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas, në drejtim të aeroportit, do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

• Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në dalje të autostradës.

Të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).

Njëkohësisht drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimnin e drejtuesve të automjeteve.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve për respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore, gjithashtu të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.