Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, atyre që cenojnë sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës, që krijojnë pengesa në qarkullim, që qarkullojnë me targa të skaduara apo të një mjeti tjetër, si dhe për goditjen e mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera.
Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 33 persona, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Në javën që lamë pas, gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 14 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, 14 drejtues mjetesh të cilët për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh. Gjithashtu është goditur dhe një rast i “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”.
Janë pezulluar 249 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:
48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”,
186 për “Kufizimet e shpejtësisë”,
15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë tërhequr 19 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.
Janë vendosur 6852 masa administrative, me një mesatare 977 masa të vendosura në ditë, konkretisht:
125 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
65 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;
326 masa për parakalime të gabuara;
1146 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
418 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
132 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
2982 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit;
46 masa administrative për mungesë siguracioni;
1612 masa për shkelje të ndryshme.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.