Policia Rrugore e Tiranës
Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha akset interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.
Monitorimet, me dronë, radarë dhe kamera, si dhe me ♀️♂️prani të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore.
Gjatë javës së fundit, si rezultat i monitorimit:
❌41 shtetas janë arrestuar/proceduar për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. 18 prej arrestimeve, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje;
❌46 automjete janë bllokuar;
❌janë vënë 13 911 masa administrative;
❌23 leje drejtimi janë pezulluar;
❌1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, është ndaluar.
Nga terreni, Komandanti i njërit prej grupeve të monitorimit të trafikut rrugor, Nënkomisar Gerhard Baka apeloi për përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, apeloi për drejtuesit e monopatinave elektrike, që të qarkullojnë në korsitë e detikuara për to, si dhe ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.