Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle në akset rrugore, me dronë, radarë dhe kamera

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet me dronë, radarë dhe kamera, si dhe me ‍♀️‍♂️prani të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore.

Gjatë javës së fundit, si rezultat i intesifikimit të kontrolleve:
❌49 shtetas janë arrestuar/proceduar për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. 15 prej arrestimeve, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje;
❌4 persona kapur në kërkim, për vepra të ndryshme penale;
❌40 automjete janë bllokuar;
❌janë vënë 14 495 masa administrative;
❌21 leje drejtimi janë pezulluar;

Policia Rrugore vijon apelimin për përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, njëkohësisht fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#qëllimiiPolicisësiguriajuaj
#raporto112në24/7
#nëshërbimtëqytetarëve