Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë/Kontrolle intensive, me shërbime të shtuara dhe pajisje bashkëkohore, në akset kryesore dhe në ato dytësore të kryeqytetit.
Objektivi kryesor, mbrojtja e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, nga ngjarjet rrugore.
Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi, gjatë 48 orëve të fundit:
-u konstatuan 524 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat u ndëshkuan me masa administrative;
-u arrestuan ose proceduan penalisht 12 shtetas, të cilët nëpërmjet manovrave me mjete, rrezikuan rëndë shëndetin/jetën e përdoruesve të rrugës.
Ndër masat e vëna:
-85 ishin për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, krijuan situata kaotike në trafik dhe rrezikuan lëvizjen e mjeteve të tjera;
-179 ishin për mosvendosje të rripit të sigurimi, gjatë drejtimit të automjetit;
-260 ishin për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.
Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë çdo manovre, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së tyre dhe të qytetarëve të tjerë.
Kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut.
