Policia Rrugore e Tiranës intensifikon monitorimet në akse rrugore

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Parkimi dysh, apo në korsi të dedikuara duke bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve të emergjencës, këmbësorëve e biçikletave, Policia e Tiranës intensifikon monitorimet nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve në 112.

Bllokuan qarkullimin e lirë të automjeteve duke parkuar në rrugë/korsi të dedikuara, në mënyrë të parregullt, procedohen penalisht 7 shtetas.

Tërhiqen me mjet ngritës dhe bllokohen automjetet e parkuara gabim.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet Nr. 1️⃣, 2️⃣ dhe 3️⃣, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus të veçantë te ✅ verifikimi dhe ❌ ndëshkimi i rasteve të parkimeve të gabuara dhe të paligjshme, me qëllim garantimin e qarkullimit të lirë dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës ‍♀️.

Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, janë proceduar penalisht shtetasit A. B., 23 vjeç, K. Ll., 23 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, B. F., 25 vjeç, M. Ç., 20 vjeç, 22 vjeç, S. Rr., 20 vjeç dhe L. K., 24 vjeçe, pasi me automjetet e tyre, kanë penguar qarkullimin normal të automjeteve të tjera, duke parkuar në rrugë/korsi të dedikuara për automjetet e emergjencës, transportin publik, për biçikleta, apo vendkalime këmbësoresh.

Kontrollet në terren do të vijojnë në mënyrë të përditshme dhe të pandërprerë, në të gjitha akset dhe zonat urbane të kryeqytetit, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon rendin dhe sigurinë rrugore.

Policia e Tiranës apelon sërish për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të parkojnë vetëm në vendet e lejuara, , në mënyrë që të mos cenojnë sigurinë rrugore, funksionimin e shërbimeve emergjente dhe të mos shkaktojnë pengesa për përdoruesit e tjerë të rrugës.