Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren, nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore.

Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për:
drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse;
drejtuesit e mjeteve, për:
✅dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha;
✅mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
✅vënien e rripit te sigurimit;
✅mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur;
✅respektimin e limiteve të shpejtësisë;
✅moderimin e shpejtësisë në zona të banuara;
✅parandalimin e parakalimeve të gabuara;
✅konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin.

Gjatë 72 orëve të fundit:
❌janë arrestuar/proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
❌janë bllokuar 13 automjete;
❌janë vënë rreth 6000 masa administrative.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Drejtues Lorenc Shehu, apel qytetarëve për respektim maksimal të rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mënyrë për të kontribuar në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet me pasoja për jetën dhe shëndetin.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e kryeqytetit.