Policia Rrugore e Tiranës, gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2022

Falë angazhimit të shërbimeve të Policisë Rrugore janë evidentuar 27 aksidente rrugore më pak, me 5 jetë të shpëtuara më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Janë konstatuar, ndaluar, arrestuar dhe proceduar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të tjera, 577 shtetas.
• 2.173 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe qarkullim në sens të kundërt.
•Gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 38 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë arrestuar 32 drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke u ofruar atyre para.
Janë vendosur 67.898 masa administrative, më mesatare 754 gjoba në ditë.
Janë shoqëruar 361 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, nga të cilat 164 i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
Janë tërhequr 305 leje qarkullimi, për detyrime të papaguara, si dhe janë hequr 188 palë targa të skaduara.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.
#👮🏻👮🏻🚔🚨📵❌🥃