Vijon puna për kapjen edhe të drejtuesit të një automjeti tjetër që bënte gara shpejtësie me të.
Policia Rrugore e Tiranës, krahas kontrolleve intensive të kryera për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe evidentimin e ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ka nisur një punë verifikuese për videot e publikuara në rrjetet sociale që tregojnë qartazi shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.
Në kuadër të verifikimeve, është bllokuar automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. SH., i cili, në bulevardin “Zogu i parë”, ka kryer bashkë me drejtuesin e një automjeti tjetër, gara shpejtësie dhe i ka pasqyruar ato në rrjete sociale.
Policia Rrugore e ka ndëshkuar drejtuesin e automjetit tip “Benz” me masë administrative 40.000 lekë të rinj, si dhe vijon puna për kapjen edhe të drejtuesit të automjetit tjetër që bënte gara shpejtësie bashkë me drejtuesin e automjetit tip “Benz”.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos kryejnë gara shpejtësie, të vendosin rripin e sigurimit , të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘