Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv, me dron, radar dhe makina inteligjente, në të gjitha akset e qarkut, gjatë muajit shkurt, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës është konstatimi i rasteve të drejtimit të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.
✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë muajit shkurt janë proceduar penalisht 30 shtetas. Prej tyre:
•9 janë arrestuar për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
•17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë ndëshkuar administrativisht:
•1305 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•462 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•321 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
•96 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•233 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•27 drejtues automjetesh, për përdorim të aparateve telefonike;
•50 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
•1080 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në parandalimin e aksidenteve, në veçanti, dhe në sigurinë rrugore në tërësi.
https://youtu.be/3zHE1JcQVVo
