DVP Shkodër
Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 810 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 179 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 1 masë administrative për perdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur;
• 6 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 18 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 42 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 123 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 441 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.