Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital , shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.”
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur 857 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 202 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 1 masë administrative për perdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur ;
• 5 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 51 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 21 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 36 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 113 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 428 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.