Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 748 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 220 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 35 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 23 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 41 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 154 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 2 masa administrative për përdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur ;
• 6 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 267 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.