Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror.️️
Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.
Gjatë muajit qershor, janë vënë në pranga 19 drejtues mjetesh, nga këta 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu, janë ndëshkuar administrativisht në total 3165 drejtues mjetesh, konkretisht:
• ️ 680, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
* 1187, për parakalime të gabuara;
• 122, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
• ️ 113, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
• 100, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•️ 36, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike;
•️ 399, për parkime të gabuara
•528, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.