Policia Rrugore e Elbasanit vijon monitorimet në të gjitha akset e qarkut

Policia Rrugore e Elbasanit vijon monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

✅ Gjatë muajit tetor, janë intensifikuar kontrollet, duke u fokusuar tek drejtuesit që përdorin automjetet në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në lejen e qarkullimit (nga përdorim vetjak në transport pasagjerësh), si edhe tek ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

✅ Gjatë kësaj periudhe, janë arrestuar 22 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.

✅ Po ashtu, gjatë muajit tetor janë ndëshkuar administrativisht:

✔️ 357 drejtues mjetesh për drejtim pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔️ 1363 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
✔️ 1365 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✔️ 445 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
✔️ 1426 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔️ 728 drejtues mjetesh për përdorim të celularit;
✔️ 639 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✔️ 1152 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

ℹ️ Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut, me fokus respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor