Policia Rrugore e Elbasanit, monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore të qarkut

Policia Rrugore e Elbasanit

Monitorim intensiv, me dronë, radarë dhe mjete inteligjente, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja dhe menaxhimin e trafikut.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Elbasanit është konstatimi i rasteve të drejtimit të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.

✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë muajit shkurt janë arrestuar 19 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit;

✅ Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 7311 masa administrative, konkretisht:

354 masa për xhama të zinj, në kundërshtim me normat e lejuara;

365 masa për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

1362 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

324 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

654 masa për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

1347 masa për parakalime të gabuara;

1321 masa për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;

651 masa për ndalim/qëndrim të gabuar;

933 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës.