Policia Rrugore e Elbasanit, e pranishme në të gjitha akset rrugore, në fokus akset pranë shkollave

Policia Rrugore e Elbasanit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, një fokus i veçantë i është kushtuar rrugëve pranë shkollave, në oraret e hyrjes dhe daljes së nxënësve, për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe dhënien e përparësisë për këmbësorët.

Gjithashtu, janë intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që kryejnë transportin e nxënësve, për të siguruar përmbushjen e kushteve teknike dhe ligjore të këtyre mjeteve.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.

️ Gjatë periudhës 1-17 shtator 2025:
janë arrestuar 20 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;

Gjatë kësaj periudhe, si rezultat i angazhimit të strukturave në terren dhe përdorimit të mjeteve inteligjente, janë ndëshkuar me masa administrative, 5849 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor:

•1021 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•961 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•365 drejtues, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit;
•1287 drejtues, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
•452 drejtues, për ndalim ose pushim në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•351 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•264 drejtues mjetesh, për përdorimin e xhamave të zinj;
•325 drejtues, për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
•823 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kallëzojnë çdo rast të shkeljes së tyre, në numrin pa pagesë 112.

#PoliciaRrugoreElbasan
#Kontroll24_7
#ZbatoRregullat
#SiguriaENxënësve
⚠️ #StopShpejtësisë #StopAlkoolit #StopCelularit
✅ #VendosRripin #VendosKaskën
#RespektoKëmbësorët