Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore

Policia Rrugore e Durrësit/Masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 2 prej tyre, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 1 tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu janë pezulluar 7 leje drejtimi, nga të cilat 5 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1223 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 278 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 65 masa administrative për përdorim të aparatit celular;
• 156 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 5 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
• 241 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 2 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 5 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 17 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
• 454 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.