Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu janë pezulluar 16 leje drejtimi, nga të cilat 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 8 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1278 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 267 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 114 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;
• 198 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 8 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
• 202 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 7 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 6 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 12 masa administrativr për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse.
• 464 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.