Policia Rrugore e Dibrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore

Policia Rrugore e Dibrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Përgjatë dy javëve të fundit, si rezultat i shtimit të kontrolleve për rritjen e forcës parandaluese dhe ndëshkuese nga ana e Policisë Rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në nr 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

•Janë pezulluar 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe drejtim mjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 890 masa administrative dhe konkretisht:

✅191 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅133 masa administrative për parakalime të gabuara;

✅189 masa administrative për pushim/qëndrim të gabuar;

✅ 16 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;

✅ 11 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;

✅10 masa administrative për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

✅330 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Dibrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

#Për_më_shumë_siguri_rrugore👮‍♀️👮‍♂️🚔