Policia Rrugore e Dibrës, e pranishme në të gjitha akset rrugore, me pajisje bashkëkohore

Policia Rrugore e Dibrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Akset nën monitorim të pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë 10 ditëshit të parë të muajit Qershor, arrestohen/procedohen penalisht 7 drejtues automjetesh për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vendosur gjithsej 575 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

⛔ 44 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
14 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
5 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
⚠️ 1 masë për xhama të errësuar;
❌ 91 masa për parakalime të gabuara;
188 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
❌ ‍♀️14 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
⚠ 215 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Policia Rrugore, të shtrira në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular