Policia Rrugore e Beratit/Monitorim intensiv me mjete inteligjente në të gjitha akset e qarkut

Policia Rrugore e Beratit/Monitorim intensiv, me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, gjatë muajit janar, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Beratit, konstatimit i rasteve të drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.

✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë muajit janar, janë proceduar penalisht 15 shtetas, prej tyre:
-8 janë arrestuar dhe 6 janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
-463 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-278 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-171 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
-143 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-128 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-4 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-487 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në parandalimin e aksidenteve në veçanti dhe në sigurinë rrugore në tërësi .