Policia Rrugore, 72 orë monitorim intensiv në të gjitha akset e kryeqytetit

Policia Rrugore, 72 orë monitorim intensiv në të gjitha akset e kryeqytetit.

Fokuset e monitorimit:
❌ Parkimi i automjeteve në trotuar duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në korsitë e dedikuara për biçikleta, taksi ose autobusë.
❌ Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor / përdorimi i kaskës mbrojtëse, nga përdoruesit e monopatinave/motomjeteve;

Si rezultat i kontrolleve:
19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjet ngritës;
Masa administrative për shtetasit që lëvizin me monopatina dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit;
Është arrestuar 1 shtetas që lëvizte me automjet, me doza Cannabis me vete;
⛔ Është ndaluar një shtetas që lëvizte me automjet, pa rrip sigurimi, i cili nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
Janë arrestuar/proceduar 11 drejtues automjetesh.

Kontrollet vijojnë.

Policia Rrugore apelon sërish për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me theks të veçantë te mosparkimi i automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose lëvizjen e biçikletave.

️ Gjithashtu, apelon për përdorim të rregullt të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe monopatinave, si një detyrim jetik për sigurinë në rrugë.

✅ Siguria juaj, prioriteti ynë.

#PoliciaRrugore
#SiguriaRrugore
#RespektoRregullat
#KontrolleNëTerren