Policia Kufitare e Vlorës iu shkon në ndihmë dy gjermanëve, të cilëve iu bllokua veliera

Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë.

Menjëherë, nga Njësia e Patrullës Detare u nis mjeti lundrues, i cili bëri të mundur transportimin e sigurt të dy shtetasve drejt bregut.

Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë.

Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.

✅ Policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

#angazhimpërkushtimsakrificë‍♂️‍♀️

#tëvendosurkundërkrimit✅

#24/7nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve‍♂️‍♀️