Policia e Shtetit – Vijojnë kontrollet e befasishme në të gjithë vendin, me pika kontrolli të lëvizshme

Kontrolle të befasishme dhe me pika kontrolli të lëvizshme po vijojnë në të gjithë vendin.

Dhjetëra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrolle të befasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Kontrollet, me objekt automjetet e blinduara dhe ato luksoze, si dhe për persona me precedent kriminal.

Specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme dhe të antidrogës janë pjesë e grupeve të kontrolleve, me qëllim verifikimin në kohë të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar.

Asnjë konfuzion dhe as vonesë për qytetarët e rregullt.

Kontrolle dhe verifikime të imtësishme dhe të thelluara po kryhen kryesisht mbi automjete luksoze dhe të blinduara që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara.

Kontrollet po vijojnë në të gjitha qytetet e vendit.

Respekto ligjin, udhëto i sigurt!