Në këtë ditë të veçantë, ju shprehim mirënjohje dhe respekt për punën tuaj të palodhur. Ju, si ambasadorë të dijes, edukoni brezat e rinj me përkushtim, durim dhe pasion, duke kontribuar çdo ditë në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe më të qytetëruar.
Misioni juaj fisnik dhe vlerat që përcillni te fëmijët dhe të rinjtë janë një themel i rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit tonë.
Policia e Shtetit siguron mësuesit, nxënësit dhe prindërit se është çdo ditë pranë çdo shkolle, për të garantuar rendin dhe për të mundësuar që procesi mësimor të zhvillohet në një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
Bashkëpunimi me komunitetin arsimor mbetet një prioritet i rëndësishëm për Policinë e Shtetit, në funksion të edukimit të të rinjve me vlera qytetare, respekt për ligjin dhe përgjegjësi ndaj komunitetit.
Gëzuar 7 Marsin!
Respekt dhe mirënjohje për misionin tuaj të pazëvendësueshëm.
#DitaeMësuesit #7Mars #SiguriNëShkolla #PërkushtimPërArsimin #PoliciaeShtetit
