Policia e Shtetit uron festën e 8 Marsit

Gëzuar 8 Marsin!

Në këtë ditë të veçantë, Policia e Shtetit u përcjell urimet më të përzemërta të gjitha nënave, vajzave dhe grave, për forcën, dashurinë dhe kontributin tuaj të pazëvendësueshëm në shoqëri. Ju jeni shtylla e familjes dhe frymëzimi i një të ardhmeje më të mirë.

Çdo nënë, vajzë dhe grua është një histori sakrifice, kujdesi dhe frymëzimi.

Me durimin, mençurinë dhe përkushtimin tuaj, ju rrisni brezat, ndërtoni të ardhmen dhe mbani të forta vlerat e shoqërisë.

Në këtë ditë, një falënderim i veçantë shkon edhe për nënat, gratë dhe vajzat e Policisë së Shtetit, që çdo ditë, larg familjeve të tyre, me përkushtim dhe sakrificë mbajnë me nder uniformën e Policisë së Shtetit dhe, me dinjitet, kurajë e profesionalizëm, krah kolegëve, përmbushin një mision të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.

Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, grua dhe vajzë.

Gëzuar 8 Marsin!

#8Mars #DitaeGruas #PoliciaeShtetit #Respekt #Mirënjohje