Policia e Shtetit – Sot është afati i fundit për aplikimin për Patrullën e Përgjithshme, në Policinë e Shtetit

Për çdo të ri apo të re të interesuar, mbeten edhe pak orë për të dorëzuar dosjen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë.

Këtu mbyllet faza e parë e aplikimit, për të vijuar me procedurat e konkurimit.

Numri i aplikimeve për 500 vende është i lartë dhe kjo është dëshmi e interesit të madh për t’u bërë pjesë dhe për të shërbyer në Policinë e Shtetit.
Konkurenca do të rrisë edhe cilësinë e aplikantëve fitues në fund të garës.