PSH, rol të rëndësishëm e të drejtpërdrejte me hetime proaktive në operacionin e madh antidrogë, që u zhvillua në Greqi
Policia e Shtetit edhe në këtë operacion, mori pjesë si partnere e barabartë dhe e besueshme mes agjencive të rëndësishme ligjzbatuese dhe policive homologe.
Në Atika të Greqisë u finalizua një tjetër goditje e madhe ndaj grupeve të organizuara që merren me trafikimin ndërkombëtar te drogës. Ky është një nga çeshtjet më të mëdha të trajtuara nga Divizioni i Luftës ndaj Drogës, për goditjen dhe shpërbërjen e një organizate kriminale, që ka transportuar në mënyrë sistematike, sasi të konsiderueshme kokainë nga Karaibet në Evropë dhe Afrikën Veri-Perëndimore.
Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur në Greqi, Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Jeferis tha: “Ky operacion u parapri nga muaj te tera hulumtimesh sistematike, të cilat zgjatën më shumë se gjashtë muaj, në bashkëpunim me Zyrën e DEA ne Ambasadën Amerikane në Athinë, autoritetet e Policisë Shqiptare dhe Policisë Spanjolle, ndërsa zhvilluam bashkëpunim ndër-sektorial me SDOE ne Ministrinë e Financave dhe degës se Prokurorisë për lende narkotike dhe trafikim, si dhe Rojën Bregdetare Greke”.
Në këtë operacion Policia e Shtetit shqiptar mori pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me hetime pro-aktive që u zhvilluan duke dhënë një ndihmesë dhe kontribut në identifikimin e personave të organizatës, roleve te tyre individuale dhe në mënyrën e funksionimit të organizatës kriminale, gjë që na mundësoi të identifikohen dhe konstatohej plotësisht përbërja dhe veprimtaria e saj.
Operacioni është në vijim dhe Policia e Shtetit është duke kryer detyrat e saj në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë operacion për identifikimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë profesionalizmin dhe vendosmërinë për të qenë në krah të partnerëve strategjikë dhe e barabartë me homologët për të luftuar krimin e organizuar dhe çdo formë të tij.