Policia e Shtetit/Plan i detajuar operacional, i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të kanabisit

Policia e Shtetit

Plan i detajuar operacional i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni masiv do të shtrihet në të gjithë vendin.

Të përfshira në operacion, Drejtoritë Vendore të Policisë, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Policia Kufitare.

Në kuadër të operacionit, u evidentuan dhe u goditën nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjenden në 2 zona të fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional që është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për të evidentuar dhe goditur që në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me përdorimin e dronit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar në dy zona të shpyllëzuara në territorin e fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e bimëve dhe e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve dhe fidanëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅