Policia e Shtetit
Përfundoi faza e parë e trajnimit për zgjedhjet, me nivelin e lartë dhe të mesëm drejtues, në qendër dhe në bazë.
Për tri ditë radhazi, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua një cikël trajnimesh me objekt përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit.
Trajnimet intensive u realizuan nga ekspertë multidisiplinarë të OSCE-së, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe nga strukturat e Komunikimit me Median e Publikun, të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit.
Këto trajnime konsistuan në informimin e plotë të punonjësve të Policisë, për aspektet ligjore, etike dhe disiplinore të këtij procesi kompleks dhe të rëndësishëm për vendin.
Trajnimet do të vijojnë me nivelin zbatues, për të gjitha strukturat të cilat ligji i ngarkon me detyra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.