Policia e Shtetit
Sot, më datë 08.11.2024, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Policia e Shtetit zhvilloi testin me shkrim për 606 aplikantë të cilët konkurrojnë për pranim në rolin zbatues.
Aplikantët që kanë fituar 50 pikë e lart kanë të drejtën për të vijuar konkurrimin për testin fizik.
Çdo aplikant ka të drejtën e ankimit brenda datës 11.11.2024, ora 16.30, në adresën e emailit burimet.njerezore@asp.gov.al
Policia e Shtetit falënderon të gjithë aplikantët që u bënë pjesë e konkurrimit dhe iu uron suksese fituesve në fazën tjetër të konkurrimit.







