Policia e Shtetit/Njoftim

Policia e Shtetit njofton të gjithë ata që kanë aplikuar në www.UAlbania.al për programin e studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parë “Bachelor”, në Akademinë e Sigurisë, viti akademik 2024-2025, se:

Në periudhën 07 – 08 gusht 2024, duhet të paraqiten në Akademinë e Sigurisë, për t’u regjistruar dhe duhet te kenë me vete këto dokumente:

Kërkesën model tip për regjistrim;

Formularin e aplikimit për punësim në strukturat e policisë;

Formularin e vetëdeklarimit;

Fotokopje të kartës së identitetit;

Certifikatë familjare.