Policia e Shtetit, mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Policia e Shtetit

Mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Të dashur fëmijë,

Në këtë ditë të veçantë, Policia e Shtetit ju uron: Gëzuar 1 Qershorin!

Ju jeni thesari më i çmuar i shoqërisë sonë, e sotmja që na frymëzon dhe e ardhmja që na udhëheq. Jeni shpresa, garancia e një të ardhmeje më të mirë, zëri më i pastër i jetës dhe kujtimi më i shenjtë i çdo sakrifice.

Për Policinë e Shtetit, siguria juaj është mision, përgjegjësi dhe prioritet i përhershëm. Ne jemi gjithmonë pranë jush, në shkolla, në komunitet, në rrugë, për të mbrojtur buzëqeshjen tuaj dhe për t’ju garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur, jemi pranë jush, kurdoherë që keni nevojë.‍♂️‍♀️

#Gëzuar1Qershorin
#PoliciaPranëFëmijëve
#BuzëqeshjaJuajMisioniYnë