Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, zhvilloi një takim për koordinimin e masave me institucionet e tjera, në lidhje me mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, si dhe të qarkullimit rrugor para, gjatë dhe pas ndeshjes së datës 25 maj, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Në këtë takim, krahas strukturave përgjegjëse të Policisë së Shtetit, ishin të pranishëm edhe Drejtori i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj dhe kryeinspektori i Policisë Bashkiake Ermal Kapllanaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga efektivët e Policisë, përkushtim, profesionalizëm dhe zbatim me korrektësi të ligjit, si dhe një koordimin të të gjitha masave e veprimeve me strukturat e portit të Durrësit, aeroportit të Rinasit dhe të bashkisë së Tiranës.
Në fund të takimit, Drejtor Nano dha edhe një pronocim për mediat.