Policia e Shtetit – Kontrolle të shtuara në të gjithë vendin

Kontrolle në të gjithë vendin nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, forcat operacionale të DVP–ve, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

Kontrolle edhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur makinat inteligjente dhe dragerat me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.

Dhjetëra persona të shoqëruar në të gjitha DVP-të, për verifikim. Disa drejtues mjetesh të evidentuar dhe të ndëshkuar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike.

Kontrollet do të vijojnë 24/7 në të gjithë vendin dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që ta mbështesin akoma më shumë Policinë duke denoncuar çdo rast të paligjshmërive në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital.

#angazhimpërkushtimsakrificë 👮🏻👮‍️
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve 👮🏻👮‍️🇦🇱