Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet familjes së oficerit të Policisë, Ilir Budlla, i cili humbi jetën nga arresti kardiak

Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet familjes së oficerit të Policisë, Ilir Budlla, 58 vjeç, për ndarjen e parakohshme nga jeta si pasojë e një arresti kardiak gjatë ushtrimit të detyrës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, së bashku me Drejtorët e Departamenteve, Neritan Nallbati dhe Dhimitraq Ziu, i shprehën ngushëllimet familjes, vendosën kurora dhe i dorëzuan familjarëve Certifikatën e Karrierës për kolegun Ilir Budlla.
Drejtori Bizhga shprehu mbështetjen e plotë të institucionit në këtë moment të vështirë për familjen.
Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë Policinë e Shtetit.
Me një karrierë mbi 33-vjeçare në radhët e Policisë së Shtetit, Ilir Budlla do të kujtohet si një punonjës i përkushtuar, korrekt dhe me integritet të lartë profesional, i cili i shërbeu me devotshmëri qytetarëve dhe ligjit.
U prehtë në paqe.