Strukturat e Policisë së Shtetit, prezencë 24/7 dhe kontrolle intensive në terren, për të garantuar rendin dhe sigurinë, punë të pandërprerë hetimore dhe operacionale për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Gjatë muajit shkurt janë finalizuar 97 operacione policore dhe janë vënë në pranga 581 autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.
✅15 operacione janë finalizuar si rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, për lokalizimin e shtetasve në kërkim, kapjen dhe ekstradimin e tyre në vendet ku ata duhet të përballen me drejtësinë.
✅Policia e Shtetit kontribuoi për zhvillimin e operacionit të koduar “Ferdinand”, të organizuar nga Policia spanjolle, për goditjen e një grupi kriminal me pjesëtarë shtetas shqiptarë, që kryente vjedhje në Spanjë.
-Si rezultat i operacioneve dhe i kontrolleve në ambiente të përshtatura për veprimtari kriminale, janë zbuluar/sekuestruar:
✅ rreth 490 kilogramë kanabis, qindra fara dhe doza kanabisi, 0.5 kg kokainë, 2 200 tableta ekstazi, 670 bimë dhe fidanë kanabisi, qindra pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura;
✅ 43 kallëpë/sfera tritoli, 11 kallëpë dinamiti, 54 armë zjarri, 11 granata sulmuese, 4 armë gjahu/sportive, pjesë armësh, mijëra fishekë, 4 silenciatorë, 74 kapsolla detonatore dhe mjete për shpërthimin e lëndëve plasëse në distancë, veshje si të Policisë, dhjetëra armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme;
✅pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1 330 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale;
✅ mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 130 000 euro; 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara; 102 000 euro në valuta të ndryshme, 164 300 euro dhe dollarë fals;
✅2 automjete të vjedhura, me vlerë 90 000 euro.
✅Policia e Tiranës zhvilloi 2 operacione për goditjen e trafikimit të armëve dhe zbuloi në Selitë, një ambient ku magazinoheshin dhe montoheshin armë zjarri, me qëllim shitjen.
✅Në 2 fshatra në Tiranë dhe në Shkodër, u zbuluan arsenale armësh zjarri, armësh shpërthyese dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike.
✅ Operacioni i koduar “Jug&Veri”, i zhvilluar nga DVP Elbasan, goditi një grup kriminal që siguronte sasi të mëdha lënde narkotike dhe armë zjarri, me qëllim shitjen në Shqipëri dhe trafikimin në vende të tjera.
✅ Në Shkodër u zbulua një ambient (tunel) i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
✅ Operacioni i koduar “Risku” goditi tentativën e trafikimit të Greqi, të 350 kg lëndë narkotike kanabis, që u gjetën të fshehura në një kamion, në PKK Kakavije.
-Gjithashtu, nga kontrollet dhe verifikimet u zbuluan:
✅ 4 subjekte ku shiteshin pa kupon tatimor, mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, disa prej tyre me logo false/imitime të markave të ndryshme;
✅ 1 magazinë në Tiranë ku mbaheshin suplemente ushqimore dhe bimore, të skaduara, për llogari të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital;
✅ 2 subjekte, në Dimal dhe në Fier, ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara.
✅Ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të Policisë së Tiranës bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e një shtetasi që hyri i armatosur në një bankë dhe mori një shumë parash, duke rrezikuar punonjësit e bankës.
✅ Ndërhyja e Policisë ka parandaluar edhe:
-ngjarje kriminale që mund të kryheshin në Vlorë, me armë zjarri, automjete të vjedhura dhe lënde djegëse;
-përshkallëzimin e 3 konflikteve ndërmjet disa shtetasve/në familje.
✅ Janë zbardhur rrethanat dhe autorësia e një plagosjeje me armë, djegies së qëllimshme të një dyqani dhe të një aksidenti me pasojë.
✅ Më tej, janë finalizuar 20 operacione për zbardhjen e më shumë se 170 vjedhjeve/tentativave për vjedhje;
-13 goditje në fushën e kontrabandës;
-7 operacione kundër ushtrimit të prostitucionit;
-7 goditje kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;
-7 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të shkojnë ilegalisht në shtetet e BE-së.
Shërbimet e Policisë qëndruan në gatishmëri në të gjithë vendin, duke iu shkuar në ndihmë qytetarëve, për orientimin e lëvizjes, në zonat ku u bllokua apo u vështirësua qarkullimi, për shkak të motit të keq.
Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas shërbimit të përforcuar gjatë ditëve me mot të keq, të pajisura me mjete bashkëkohore, vijuan monitorimin në të gjitha akset e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe menaxhimin e trafikut.
✅ Gjatë muajit shkurt u vunë në pranga 292 drejtues mjetesh, nga të cilët 201 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 91 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
-u pezulluan 356 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;
-u vunë 84 862 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga të cilat 14 236 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e masës administrative maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.
Policia Rrugore e Durrësit goditi 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë nga drejtues që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur/në efektin e drogave.
Në pikat e kalimit kufitar, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe analizave të riskut, shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan dhe goditën gjatë muajit shkurt:
✅ 38 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve,
✅ 33 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false,
✅ 7 raste të trafiqeve dhe 13 raste të kontrabandës.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, vijojnë kontrollet dhe hetimet intensive, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët.
Gjithashtu, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, do të vijojnë veprimet e përbashkëta hetimore për finalizimin e operacioneve kundër veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë, ftojmë qytetarët që të denoncojnë menjëherë, në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që hasin.
#Shkurt2026
#PoliciaNëNjëMuaj
#AngazhimPërkushtimSakrificë
