Policia e Shtetit, gjatë muajit qershor 2025
Prezencë 24/7 në terren dhe angazhim maksimal i punonjësve të Policisë, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt.
✅Gjatë muajit qershor, si rezultat i masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, u sigurua mbarëvajtja e ndeshjes së futbollit “Shqipëri-Serbi”, e Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), në Tiranë, e provimeve të maturës shtetërore në të gjithë vendin dhe e aktiviteteve të tjera të zhvilluara në disa qytete.
Në cilësinë e Presidentes së SEPCA-s për vitin 2025, Policia e Shtetit organizoi në Berat, Asamblenë Rajonale të Drejtuesve të Policive të Europës Juglindore.
•Për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit veror, Policia e Shtetit ka hartuar dhe po zbaton plane masash që synojnë sigurinë në zonat e frekuentuara nga pushuesit/turistët, lehtësimin e qarkullimit në kufi dhe në akse rrugore dhe ambiente me kushte optimale sigurie dhe qetësie për pushuesit.
•Gjatë këtij muaji, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në terren, në zbatim në planeve operacionale, i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe me me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit:
✅janë finalizuar 105 operacione policore;
✅janë vënë në pranga 728 autorë të dyshuar veprash penale;
✅janë finalizuar 35 operacione për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar;
✅janë sekuestruar 32 armë zjarri dhe sasi e madhe municioni luftarak, 1 silenciator, 113 kapsolla detonatore, 12 granata difensive, kallëp eksplozivi, 10 armë gjahu/sportive, 25 armë të ftohta, 8 radio si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme;
-5 kilogramë kanabis, mijëra doza të kësaj lënde, rreth 7 000 fara kanabisi, sasi kanabisi në trajtë çokollate, rreth 2.5 kilogramë kokainë dhe qindra doza të saj, 500 gramë heroinë dhe dhjetëra doza të saj, sasi/doza të drogave GHB, MDMA, Ketaminë, Esktazi dhe kërpudha haluçinogjene;
✅pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 100 000 euro dhe 600 000 euro cash, të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, rreth 430 000 euro të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar, mallra të kontrabanduara, makineri për stampimin e veshjeve, me logo false etj;
✅15 makineta, 10 pajisje kompjuterike dhe 20 celularë që përdoreshin për lojëra fati;
✅ janë asgjësuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, 88 360 bimë/fidanë kanabisi;
✅Gjithashtu, janë sekuestruar rreth 100 komplete me çadra dhe shezlogë që ishin vënë në bregdet, në hapësira publike për pushuesit, si dhe janë bllokuar 41 mjete lundruese, pronarët/përdoruesit e të cilave janë ndëshkuar administrativisht, për shkelje të ndryshme.
✅në Tiranë dhe në Fier, gjatë 2 operacioneve, janë arrestuar 29 shtetas, pjesëtarë të dy grupeve kriminale që kultivonin bimë narkotike, shitnin lëndë narkotike në doza dhe trafikonin armë;
✅është goditur nga Policia Kufitare e Rinasit, 1 rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Shqipëria;
✅është parandaluar përshkallëzimi i 7 konflikteve, disa prej tyre në familje dhe/ose me armë zjarri;
✅janë zbardhur 8 ngjarje kriminale që përfshijnë vrasje, plagosje me thikë, djegie të qëllimshme të banesave/automjeteve, vedhje në banesa dhe aksidente rrugore ku drejtuesit e automjeteve janë larguar nga vendi i aksidentit;
✅janë zbuluar 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false, 1 ambient i përshtatur për call center, ku kryhej mashtrim kompjuterik, dhe 2 subjekte ku shiteshin hidrokarbure, në kundërshtim me ligjin;
✅janë finalizuar 15 operacione për zbardhjen e më shumë se 30 vjedhjeve, identifikimin e autorëve dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale;
✅janë goditur 9 raste të tentativës për të transportuar mallra të kontrabanduara, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar;
✅ janë zbuluar 8 ambiente (lokale) ku organizoheshin lojëra fati, 5 operacione kundër transportimit të emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, dhe 2 operacione kundër prostitucionit;
✅Shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmë në 9 raste, shtetasve të huaj dhe shqiptarë që gjendeshin në vështirësi, në zona bregdetare ose malore, në disa qytete;
✅janë trajtuar, në bashkëpunim me institucione të tjera kompetente, 160 raste të dhunës në familje dhe 212 krime kundër mjedisit.
Policia Rrugore, me flotën e pajisjeve inteligjente që ka në dispozicion ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me objektivin madhor: sigurinë rrugore.
Në pranga, 234 drejtues mjetesh, nga të cilët:
140 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, dhe 94 për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.
249 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.
107 336 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit; raste për të cilat drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.
Policia Kufitare ka hartuar dhe zbatuar analiza të posaçme risku dhe ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.
Janë evidentuar dhe goditur në pikat e kalimit kufitar, 63 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 13 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false dhe 6 raste të trafikimit të mjeteve motorike.
Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për organizimin dhe finalizimin e operacioneve kundër krimit në përgjithësi dhe kundër atij të organizuar në veçanti. Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri, si dhe të informojnë Policinë për çdo rast nevoje, duke i garantuar se ndërhyrja dhe asistenca do të jenë të menjëhershme.
#qershor2025
#përtëmirënepërbashkët
#bashkëpunomePolicinë
#partnerëtëbarabartë