Policia e Shtetit, gjatë muajit dhjetor 2025
Angazhim maksimal, prezencë 24/7 në terren, kontrolle të pandërprera nga shërbimet e Policisë, hetime intensive dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Gatishmëri e përforcuar e strukturave të Policisë së Shtetit, për periudhën e festave, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjen e aktiviteteve, lehtësimin e hyrjeve/daljeve në kufi dhe të qarkullimit të automjeteve.
Gjatë muajit dhjetor:
✅ U finalizuan 90 operacione policore, 15 prej të cilave me objektiv lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.
✅ U vunë në total në pranga 561 shtetas, të dyshuar/akuzuar për vepra të ndryshme penale.
✅ U sekuestruan 22 armë zjarri, 7 armë gjahu/sportive, armë të ftohta, veshje/mjete pune si të Policisë;
-rreth 12 kilogramë lëndë narkotike kanabis (2 kg prej saj në trajtë xhelatine), qindra doza dhe fara kanabisi, rreth 1 kilogramë lëndë narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të saj;
-bizhuteri/aksesorë dhe mallra të ndryshme, të kontrabanduara, me vlerë rreth 80 000 euro;
-rreth 800 000 euro/paund/lekë cash, me burime kriminale ose të padeklaruara në kufi;
✅Gjithashtu, janë konfiskuar 12 pasuri (10 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente), në qarkun Lezhë.
✅ 1 operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke çoi në zbulimin në një banesë në një fshat të Gjirokastrës dhe sekuestrimin e një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak, që dyshohet se i shërbenin veprimtarisë së 3 shtetasve, të dyshuar si vrasës me pagesë.
✅ Policia e Tiranës, gjatë operacionit të koduar “Members”, goditi një grup krimimal që shiste armë zjarri.
✅ Operacioni “Rikthimi” goditi një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në vende të BE-së, kryesisht në Gjermani. 10 pjesëtarë të grupit u vunë në pranga.
✅ 1 grup kriminal që shiste lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, në Tiranë, u godit nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Labirinti 2”. Nga 33 pjesëtarë të grupit të identifikuar, janë vënë në pranga 27, ndërkohë që punohet për kapjen e 6 të tjerëve.
✅ Si rezultat i kontrollit të territorit, u zbulua në Velipojë, një banesë e marrë me qira që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. U sekuestruan 300 bimë narkotike kanabis dhe 125 pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.
✅Gjithashtu, u zbuluan 4 ambiente (banesa me qira) ku ushtrohej prostitucion dhe 12 lokale të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
✅ Policia e Gjirokastrës finalizoi një operacion që zbuloi dy subjekte “Exchange”, që jepnin me fajde, para me burime kriminale. U sekuestruan shumë të mëdha parash të valutave të ndryshme.
✅ Strukturat e specializuara për hetimin e krimeve kibernetike goditën 12 raste në këtë fushë, të cilat përfshinë: piraterinë televizive, mashtrime në llogari financiare, vjedhje llogarish në rrjete sociale, si dhe keqpërdorim të këtyre llogarive.
✅Ndërhyrja e shpejtë e Policisë dhe veprimet profesionale kanë parandaluar 4 ngjarje kriminale në familje dhe në komunitet, që mund të kryheshin nga shtetas që mbanin armë zjarri/armë të ftohta.
✅ U zbardhën 8 ngjarje kriminale që përfshinë: vrasje, tentativa për vrasje, pengmarrje, plagosje, shkatërrime të bizneseve/automjeteve, me lëndë plasëse dhe me zjarr.
✅ U finalizuan 15 operacione policore kundër vjedhjeve në banesa/subjekte, 2 prej tyre të kryera me dhunë.
✅ U finalizuan 3 operacione policore për goditjen e rasteve të transportimit kundrejt fitimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht në shtetet e BE-së.
✅ Nga strukturat e Policisë, në qendër dhe në qarqe, u zhvillua plani i posaçëm operacional “Fireworks”, për ndalimin e tregtimit të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Si rezultat i kontrolleve është sekuestruar sasi shumë e madhe lëndësh piroteknike që mbahej në dyqane dhe/ose në automjete, me qëllim shitjen.
✅Si rezultat i kontrolleve të kryera për goditjen e krimeve kundër mjedisit, u goditën 38 raste në këtë fushë. Në Tiranë, u bllokua aktiviteti në 15 lavazhe që ndotnin mjedisin, si dhe u proceduan penalisht administratorët e tyre.
✅Në Elbasan, në kuadër të operacionit “Metalurgjiku”, u bllokua aktiviteti në 2 subjekte që ndotnin mjedisin, me veprimtarinë e përpunimit të mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit. 16 shtetas, punonjës në këto subjekte, u vunë në pranga.
✅Strukturat e Policisë garantuan rendin e sigurinë para, gjatë dhe pas përfundimit të një ndeshjeje futbolli dhe të disa tubimeve politike që u zhvilluan në Tiranë.
✅Në kuadër të fushatës sensibilizuese kundër kundër me bazë gjinore dhe programit “Siguria e të rinjve”, punonjësit e Policisë, në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve të tjera, kanë zhvilluar aktivitete sensibilizuese dhe informuese në shkolla dhe subjekte të ndryshme në të gjithë vendin.
✅ Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas shërbimit të përforcuar gjatë ditëve me mot të keq dhe të pajisura me mjete bashkëkohore, vijuan kontrollet në të gjitha akset e vendit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore.
Gjatë muajit nëntor u vunë në pranga 210 drejtues mjetesh, nga të cilët 141 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 69 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
-u pezulluan 232 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;
-u vunë 111 899 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto 26 620 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e masës administrative maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.
✅ Në pikat e kalimit kufitar, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe analizave të riskut, shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan dhe goditën:
-40 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 18 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false, 10 raste të mosdeklarimit të shumave të parave, 10 raste të kontrabandës së mallrave, 5 raste të trafikimit të mjeteve motorike.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, do të vijojnë kontrollet dhe hetimet intensive, për parandalimin dhe goditjene e veprimtarive kriminale, në çdo fushë.
Gjithashtu, do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, për finalizimin e operacioneve të përbashkëta me qëllim goditjen e organizatave kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Në funksion të përmbushjes së këtyre objektivave, ftojmë qytetarët që të denoncojnë menjëherë, në njësitë fizike të Policisë ose në numrin 112, çdo paligjshmëri që hasin.
#Dhjetor2025
#Policianënjëmuaj
#AngazhimPërkushtimSakrificë
#Përtëmirënepërbashkët
