Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit.
8 kg kanabis u sekuestruan nga Policia, në Tiranë, gjatë operacionit policor të koduar “Following”. 2 shtetasit që e kishin fshehur lëndën narkotike në automjet dhe tentuan të largoheshin kur u lokalizuan nga Policia, u kapën dhe u vunë në pranga.
Operacioni “Demolition”, në Tiranë, çoi në pranga 2 shtetas që vodhën një automjet, e çmontuan atë dhe i shitën pjesët.
1 shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u kap dhe u vu në pranga, gjatë operacionit policor të koduar “Kultivuesi”, në Krujë.
3 shtetas të dyshuar si autorë të 53 vjedhjeve të kryera në qytetin e Shkodrës, disa prej tyre me dhunë, u vunë në pranga nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Adoleshentët”.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Rinasit ka dokumentuar 2 raste të braktisjes së familjarëve të mitur, jashtë vendit, me qëllim kërkimin e azilit. Për 2 autorët e këtyre rasteve nisi procedimi penal.
1 shtetas u vu në pranga, pasi kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një shtetas, për transportimin e 65 m3 dru, të cilat i kishte prerë në kundërshtim me ligjin, në Elbasan.
Shërbimet e Policisë Elbasan kanë ndërhyrë në kohë, brenda stadiumit të qytetit të Peqinit, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit të krijuar gjatë ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Shkumbinit dhe të Delvinës. Për shefin e klubit të futbolllit të Shkumbinit dhe trajnerin e klubit të futbollit të Delvinës, nisi procedimi penal.