Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit

Shërbime shtesë janë angazhuar në terren gjatë kësaj fundjave, për goditjen e krimit, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

7 operacione policore vetëm gjatë ditës së sotme, në të gjitha qarqet, kanë goditur raste të të gjitha llojeve të veprimtarive kriminale.

✅Policia Kufitare në Kapshticë dhe në Kakavije goditi 2 raste të tentativave për të trafikuar drejt Greqisë, heroinë, kokainë dhe kanabis. 3 shtetas u arrestuan në flagrancë, pasi iu gjetën këto lëndë narkotike, në trup dhe në çantë.

✅Operacioni “Gorishova” sekuestroi sasi kanabisi, armë sportive, armë të ftohtë dhe municion që mbaheshin në banesa, nga 2 kushërinj.

✅Operacioni “Vigu” në Shkodër vuri në pranga një 25-vjeçar, pasi lëvizte me kallashnikov me vete.

✅Reagimi i menjëhershëm i Policisë, si dhe veprimet e thelluara hetimore, të kryera së bashku me prokuroritë përkatëse, zbardhen ngjarje kriminale në të gjithë vendin.

✔️Operacioni “Platforma” në Durrës, vuri në pranga bashkautorin e plagosjes me armë zjarri, të dy shtetasve, ngjarje kriminale e kryer pas një konflikti në TikTok;

✔️Në Skrapar, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy 19-vjeçarë, pasi për motive të dobëta, qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin do të lëvizte një bashkëmoshatar i tyre;

✔️Në Shkodër, u identifikua dhe u shpall në kërkim një 27-vjeçar, pasi qëlloi me armë zjarri drejt një marketi ku nuk kishte mundur të vidhte disa ditë më parë;

✔️Në Dibër, 2 vjedhje u zbardhën dhe autori i tyre, me kanabis me vete, u vu në pranga.

✅Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë dhe DVP Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Border”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga 4 shtetas, për transportimin e 29 emigrantëve.

✅”Game Over 4”, plani operacional kundër lojërave të fatit, vuri në pranga 4 shtetas në kryeqytet, pasi vinin baste nëpërmjet celularëve.

✅10 shtetas të tjerë u vunë në pranga në Fier, Vlorë, Elbasan dhe Tiranë, si rezultat i kontrolleve dhe aksioneve policore kundër paligjshmërive dhe krimit.

Puna hetimore dhe operacionale vijon në çdo qark të vendit, për të parandaluar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike, trafiqet e paligjshme, armëmbajtjen pa leje dhe lojërat e fatit, si dhe për të kapur shtetasit e shpallur në kërkim.