Policia e Shtetit
24 orë në terren, rezultate në luftën ndaj veprimtarive kriminale.
2 armë zjarri, municion luftarak, doza kokaine, 3 automjete, 2 tavolina pokeri, 3 kompjutera dhe shuma të konsiderueshme parash me burim kriminal, u sekuestruan.
Policia e Lushnjës parandaloi një vjedhje me armë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi” u shpallën në kërkim 3 shtetasit që kishin planifikuar vjedhjen.
17 kilogramë kanabis që do të trafikoheshin drejt Malit të Zi, u sekuestruan nga Policia e Shkodrës, gjatë operacionit policor të koduar “Grizhë”. 3 shtetasit që e transportonin kanabisin me automjet, u vunë në pranga.
1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak, u sekuestruan nga Policia, në Roskovec, gjatë operacionit policor të koduar “Liqeni”, i zhvilluar mbi inteligjencën informative. 20-vjeçari që i posedonte u vu në pranga.
1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, u sekuestruan nga Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sukthi”, në banesën e një 32-vjeçari të shpallur në kërkim. Babai i këtij shtetasi u vu në pranga.
Një 44-vjeçar që shpërndante doza kokaine, u kap dhe u vu në pranga nga Policia e Tiranës, gjatë operacionit policor të koduar “Doses”. U sekuestruan 80 doza kokaine, një automjet dhe shuma parash.
Operacioni policor i koduar “Poker 2” çoi në pranga 3 shtetas kishin përshtatur lokalin, për organizimin e veprimtarive të
paligjshme të lojërave të fatit. 7 shtetas të tjerë që u kapën duke luajtur poker, në lokal, u vunë në hetim. U sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 3 njësi kompjuterike dhe shuma parash.
Policia Kufitare në Kakavijë sekuestroi 44 750 euro që dyshohet se kanë burim kriminal. Për poseduesin e tyre nisi procedimi penal, pasi nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.
Policia Kufitare e Vlorës u erdhi në ndihmë disa shtetasve të huaj që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt.