Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit/ 4 armë zjarri, municion luftarak dhe 48 100 euro, të sekuestruara nga Polica, gjatë 24 orëve të fundit.

– Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e 4 konflikteve të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit.

✅Në Vaun e Dejës, ndërhyrja në kohë e Policisë, gjatë operacionit të koduar “Shkjeza”, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale. U arrestuan në flagrancë 3 shtetas që kërcënuan me armë zjarri, një shtetas tjetër, për motive të dobëta. U sekuestruan 2 armë zjarri.

✅Një shtetas që iu drejtoi pistoletën punonjësve të Policisë, në Lezhë, që të shmangte arrestimin, pasi e ndaluan për kontroll, teksa lëvizte me automjet, u vu në pranga gjatë operacionit të koduar “Neutralizimi”. Pistoleta u sekuestrua nga Policia.

✅Një shtetas që kanosi me armë zjarri pistoletë, një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Korçë, u kap dhe u vu në pranga. U sekuestruan një pistoletë dhe municion luftarak, që u gjetën në banesën e të arrestuarit.

✅Një shtetas që goditi me sende të forta, për motive të dobëta, një shtetas tjetër, dhe kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë, u vu në pranga, në Kuçovë.

✅Gjatë operacionit policor të koduar “Kryesori”, të zhvilluar nga Fast Albania, u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjeorgjisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari, kreu i një grupi kriminal, fshihej në Tiranë, duke përdorur pasaportë false.

✅Në Durrës u kap dhe u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Ekipi”. I arrestuari, bashkëpunëtor me 10 shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë këtij operacioni, tentuan të kalonin drejt Italisë, 16 shtetas të mitur, kundrejt fitimit.

✅Operacioni i koduar “Espresso”, në Tiranë, goditi një rast të kontrabandës së mallrave. U sekuestruan 400 kg kafe e kontrabanduar, në pranga 39-vjeçari që e shiste.

✅48 100 euro të fshehura nga një 35-vjeçar, në autobusin që drejtonte, u sekuestruan nga Policia, në PKK Muriqan. Në hetim 35-vjeçari.

✅Një 27-vjeçar u arrestua, në Durrës, ndërsa bashëshortja e tij u procedua penalisht, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, mbetur në tentativë.