Policia e Shtetit
Falë bashkëpunimit policor mes Fast Albania dhe Fast Kosova, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë, finalizohet operacioni policor i koduar “Suporti”.
Kapet në Pejë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Shqipëri, 50-vjeçari kosovar i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.
Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, nga strukturat e Policisë së Shtetit, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Fast Albania dhe Fast Kosova, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në Pejë, Kosovë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Suporti”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Gj. K., 50 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur në tetor të vitit 2022, te Kodra e Diellit, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 39-vjecari B. S.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Kosova drejt Shqipërisë.